Atentat me armë 27-vjeçarit shqiptar në Milano, dalin fotot nga vendngjarja
Atentat me armë zjarri ndaj nje djali të ri shqiptar. Raportimet e para flasin se i plagosur mbrëmjen e sotme ka mbetur një 27-vjeçar, emri i te cilit nuk dihet ende, në komunën Busto Garolfo, në Milano.
Mediat italiane shkruajne se i riu është derguar në spital dhe ndodhet në gjende të rëndë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sic shkruajne mediat, ngjarja ndodhi pak pas orës 20.30, ku djali qëllua me të paktën një plumb në bark në rrugën “Cadorna”.
I plagosur, ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.
Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Hetimet janë në vijim.