Atentat me armë zjarri ndaj 27 vjeçarit shqiptar në Itali, u qëllua në gjoks
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2018, 22:04
Aktualitet
Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano.
Sipas raportimeve të mediave lokale, i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, i cili është transportuar në spital, në gjende të rëndë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shqiptari është qëlluar me armë në gjoks nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet shkruan Ilgiorno.it.
Policia është duke zbardhur ngjarjen.