Nis punimet Asambleja Zgjedhore e FSHF, Duka: Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli

Kanë nisur punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së.

Që në nisje të saj, fjalën e ka marrë kreu i FSHF, Armando Duka, ku tha se mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli.

Kliko per me shume info

“Futbolli shqiptar ka regjistruar jo pak ngjarje të rëndësishme. Obligim për ne është të jemi një skuadër ambicioze drejt suksesit. Jemi të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë. Objektivat tona janë të fokusuara në shumë drejtime. Besoj se ju sot do të bëni zgjedhjen e duhur, duke vlerësuar alternativën më të mirë për futbollin shqiptar. Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli. Kam bindje, se kjo Asamble me diskutimet, vendimet dhe pjekurinë e saj do t; janë një shtysë më të fortë përpjekjeve tona”, u shpreh Armando Duka.

Duka garon përballë Bashkim Finos dhe Shpëtim Halës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.