Artisti i njohur nuk përmbahet ndaj ministres së Ramës: Kjo grua e cmendur…!

Tenori i njohur Agim Hushi, i cili kohe me pare ngjalli reagime të shumta me largimin e tij nga Shqipëria në gushtin e vitit të kaluar dhe ku denoncoi korrupsionin në Ministrinë e Kulturës, bën fajtor Mirela Kumbaron për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Hushi shkruan se mbështet kauzën e artistëve për Teatrin Kombëtar, dhe se zëri i tyre është zëri i të vërtetës.
Reagimi i plotë:

Kliko per me shume info

“Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun qe po na perze te gjitheve!

Ngriti hordhite e puthadoresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.
Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha…

Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit!
Shpresoj qe zeri i juaj te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!

Uroj qe kjo force te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!
Jam me ju miqt dhe koleget e mije!

Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim!
Me siguri do tju duan te ikur dhe ju!
Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here