Arta Marku mbërrin në Prokurorinë e Shkodrës, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku nis turin e analizave vjetore të prokurorive nga Shkodra, aty ku shërbeu deri në 18 dhjetor të 2017, kur edhe u zgjodh në krye të organit qendror të akuzës.

Pas Shkodrës, Marku do të jetë e pranishme edhe në prokuroritë e rretheve te tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analiza në Prokurorinë e Shkodrës vjen tre ditë pas operacionit antidrogë në këtë qytet, ku u sekuestruan në një lokal nate mbi 2 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë shtatë persona.

Prej 18 dhjetorit 2017 Marku pasoi Adriatik Llallën në Prokurorinë e Përgjithshme. Marku do qëndrojë në këtë detyrë me mandat të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT