Arta Marku dush të ftohtë prokurorisë së Tiranës: Hetimet tuaja janë të dobëta

Kliko per me shume info

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka bërë një deklaratë të fortë, gjatë analizës vjetore në prokurorinë e Tiranës lidhur me cilësinë e hetimeve. Shefja e akuzës, i cilësoi hetime prokurorisë se kryeqytetit pa cilësi, sporadike e me mungesë vizioni për t’u fokusuara në luftën kundër krimit.

Sipas saj, prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Tiranës.

Kliko per me shume info

Në fund Kryeprokurorja deklaroi se duhet identifikim dhe hetim i personave me rekorde kriminale, me pasuri që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre, duke krijuar kushtet për pastrim të parave në me disa aktivitete të dyshimta.

Fjala e Arta Markut:
“Në dimensionin cilësor rezultojne dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetet që ka patur dhe ka prokurroia në luftën kundër krimit.
– Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i ceshtjeve me karakter sensitiv dhe impakt ne publik, si korrupsioni ne te gjitha fushat dhe nivelet e cfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nepunesit publik, lufta kunder droges dhe grupeve kriminale qe organizojne dhe financojne kultivimin, shperndarjen e drogave ne qytetin e Tiranes.

– Identifikim dhe hetim te personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese qe nuk reflektojne te ardhurat e tyre te ligjshme, kme qellim krijimin e kushteve per te regjistruar ceshtje penale per “Pastrim te produkteve kriminale” dhe ndeshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfikim te asteve te vena me burime kriminale.

– Rritje te bashkepunimit me sherbimet e policise gjyqesore per te analizuar ceshtjet e vjetra te pezulluara, kjo me qellim rifillimin e tyre dhe ndeshkimin e autoreve, si nje fillim i mire per te rritur besimin e publikut tek agjencite e zbatimit te ligjit dhe organet e drejtesise.
– Nxitjen e prokuroreve per te filluar hetime kryesisht, duke shfrytezuar cdo informacion qe mund te merret, nepermjet mediave apo burimeve te ndryshme informative.

– Pavaresia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuse dhe ligjore që duhet te ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativ që ju shumfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.