Arta Marku shkund prokurorinë e Durrësit: Hetoni pasurinë e të korruptuarve, krimi u bë agresiv

Kryeprokurorja Arta Marku ka qene e pranishme ne analizen vjetore te Prokurorise Durres. Ajo ka kerkuar qe prokuroret nuk duhet te ndalen vetem me hetimin e vepres penale korruptive por duhet te thellojne hetimin pasuror te subjektit te vepres penale ne lidhje me asetet qe kane ne burim ta ardhura kriminale nga veprime korruptive.

Sipas Markut, kjo me qellim jo vetem ndeshkimin e autorit per krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve te krijuar prej tyre.

Kliko per me shume info

“Qyteti i Durresit si nje nga qytetet porte te vendit tone rezulton me shume pak vepra penale ne fushen e kontrabandes, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vete doganat”, eshte shprehur Marku.

Sipas saj konstatohet se ka nje ulje te veprave penale kunder jetes, por ka nje rritje te agresivitetit nga grupet kriminale ne kryerjen e ketyre veprave penale. Autoret ne funksion te realizimit te qellimeve te tyre kriminale jane te gatshem te sakrifikojne çdokend qe mund te jete rastesisht ne rrezen e tyre te veprimit.

Kryeprokurorja ka theksuar se kjo vjen nga mosndeshkimi, apo ndeshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmerine e autorit.

Sipas Markut, veprat penale kunder korrupsionit jane shume pak te regjistruara dhe aq me pak kane perfunduar ne gjykim.

“Rritja e numrit te pafajsive duhet te jete nje kembane per cdo prokuror, per rritjen e pergjegjshmerise ne mbledhjen e provave, vleresimin e tyre dhe ngritjen drejte te akuzes. Pavaresia e prokurorit nuk duhet pare si nje privilegj dhe e drejte e pakufizuar e prokurorit per te vendosur fatin e ceshtjes por, duhet pare si nje pergjegjesi, si nje obligim i shtuar ndaj zbatimit te ligjit, ndaj institucionit dhe shoqerise ne teresi. Politika e denimit duhet te jete proporcionale ndermjet vepres penale, autorit dhe interesit publik. Te mbahet qendrim i ashper ne masat e denimit per vepra penale me rrezikshmeri te theksuar shoqerore si dhe ndaj veprave penale sensitive per shoqerine”, eshte shprehur Kryeprokurorja Marku./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.