Arrestohet i shumëkërkuari në Laç, ndërroi katër herë emrin

Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Kurbin me qëllim esktradimin e tij në Itali.

Sic thuhet ne njoftim, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian i shtetasit Denis Prodani (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj), 40 vjeç, banues në Laç.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Tiranë, familjarët gjejnë të vdekur 23 vjeçarin
Kliko per me shume info

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Drejtoresha e hipotekës së Sarandës, 250 mijë lekë për një dokument

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here