Arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Milano, u gjenden 4 pako kokainë dhe sende të vjedhura

Policia  italiane ka arrestuar 3 shqiptarë në Milano. Shqiptarët janë vënë në pranga pasi në banesën ku ata jetonin me qira policia ka gjetur një sërë sendesh të vjedhura dhe kokainë.

Të arrestuarit janë: Nertil Lako, Elvis Bilali dhe Florentino Fejezullau, të gjithë të moshës ndërmjet 27 dhe 30 vjeç, pa një leje qëndrimi të rregullt.

Kliko per me shume info

Në banesën e tyre janë gjetur pajisje elektronike, duke përfshirë telefonat celularë, PC, kamera dhe disa ora të shtrenjta, modeli GMT-Master Rolex. Një nga 3 shqiptarët e arrestuar tha se ato ishin dhurata të lëna nga disa miq.

Ndërsa policia vazhdoi kontrollin në banesë gjeti të fshehur dhe drogë të llojit kokainë. Brenda në frigorifer dhe nën lavamanin e kuzhinës gjetën katër pako me kokainë që peshonte  370.20 gram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.