Arrestimi i biznesmenit Xhillari në Gjermani, policia jep detaje

Aktualitet

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e biznesmenit shqiptar, Adrian Xhillari, në Frankfurt të Gjermanisë.

“Në datë 1 shkurt 2018, Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar në Frankfurt me qëllim ekstradimi në Shqipëri, Adrian Xhillarin, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize”, thuhet në një njoftim për mediat.

"Gjatë vitit 2015, Xhillari duke qenë administrator i kompanisë 'Tea Construction&Petrol sh.a.' në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin aktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit", sqaron më tej policia.

ME TE LEXUARAT