Arrestohet në Morinë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për cfarë akuzohet

Policia kufitare ka arrestuar një shtetas kosovar në Morinë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Arijan.P 26 vjec, banues në Mitrovicë, Kosovë, i cili do të ekstradohet në Austri ku do të përballet me veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Më datë 13.02.2018, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin të shtetasit kosovar, dhe konkretisht:

-Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden Austri dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj me status” Arrest”, lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here