“Duhet të shkoj në tualet”, si u arratis i riu nga ambientet e Gjykatës. “Blindohet” Gjirokastra

Një person i arrestuar pak kohë më parë nga policia e Sarandës është arratisur nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, pak minuta para se të niste seanca gjyqësore.

“LajmiFundit.al” mëson se është arratisur 24-vjecari Saimir Ahmeti, i akuzuar për “përndjekje”.

Kliko per me shume info

Ahmeti ka kërkuar të dalë nga salla e gjyqit me pretekstin se do shkonte në tualet për nevoja personale.

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët e lokalit, humb jetën burri

Aty i ka kërkuar policit që e shoqëronte ti heqë prangat, dhe menjëherë e ka shtyrë atë dhe është arratisur.

Arratisja e të riut ka ngritur në këmbë blutë e Gjirokastrës, të cilët kanë ngritur postblloqe të shumta me qëllim kapjen e tij./LAJMIFUNDIT.AL/

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit Ahmeti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here