Arratisja nga Gjykata e Gjirokastrës, dy policë në pranga, ja emrat

Dy punonjës policie janë vënë në pranga për arratisjen e djeshme të Saimir Ahmetit, i cili u kap disa orë më vonë në një bodrum. SHKB e burgjeve dhe Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 punonjësit e policisë, Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi.

‘Në datë 07.02.2018 nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve  është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017 në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP  Sarandë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve.

Kliko per me shume info

Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë shtetasve, Njazi Kaçupaj, i biri i Hasan dhe Tajane, i datëlindjes 25.03.1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë  dhe Fatjon Idrizi, i biri i Hekuran dhe i Mufire, i datëlindjes 19.05.1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi;

Më datë 07.02.2017, gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga  ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.

Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar  elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër’, thuhet në një komunikatë të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.