Emri/ Dhunoi dhe kanosi me armë gjahu djalin dhe gruan, bie në pranga 59-vjeçari

Në qytetin e Dibrës është parandaluar një konflikt i rëndë në familje.

Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar, i cili dhunonte dhe kanoste me armë gruan dhe djalin e tij.

Kliko per me shume info

Sipas policisë Elez Mera ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes me iniciale D.Mera 58 vjeçe dhe djalit të tij me iniciale K.Mera 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut tip TEKE si edhe dy fishekë.

LEXO EDHE:  Bashkia Elbasan merr vendimin e rëndësishëm: Këto mjete nuk do lejohen më të qarkullojnë

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke i kanosur me armë gjahu, arrestohet në flagrancë autori, sekuestrohet arma e gjahut me 2 fishek. Policia bën me dije se, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :Elez Mera, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni, Dibër.

Pas një informacioni të marrë se në fshatin Lishan i Poshtëm po ndodhte një konflikt në familje, nga strukturat e policisë së Dibrës, është organizuar menjëherë puna ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku kanë konstatuar se shtetasi Elez Mera, po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes shtetases D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M, 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.

LEXO EDHE:  Pse nuk arrestohet Adriatik Llalla? Gazetari Hoxha: Nuk po gjejnë gjykatës

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip TEKE, me dy fishek, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në fund të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit E.Mera, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje” të parashikuar nga neni 130/2 të Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here