Arditi ‘e pëson’ sërish nga i ftuari në gjyq: Mi jep ti lekët mua, un asaj…

Te dielen, ne rubriken “Shihemi ne gjyq” ka pasur histori qe per shumekend mund te ngjajne edhe te habitshme.

Por Valentina Stefani nga Borshi e kishte sjellë vëllain e saj, Arqilenë ne kete seance ndermjetesimi, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin qe ajo i ka.

Kliko per me shume info

Përpjekjet e Ardit Gjebreas dhe juristes Eni Çobani për të bindur Arqilean t’ia kthente çelësat e shtëpisë motrës së tij, e cila është e ve dhe e diagnostikuar dy herë me kancer, nuk dhanë rezultat.

Arqilea tha se nuk i interesonte se ku do të qëndronte e motra, e madje shkoi deri aty sa përpjekjeve të Ardit Gjebreas iu kundërpërgjigj duke i kërkuar moderatorit të “E diela shqiptare”, ti jepte atij borxhin që e motra nuk ia jepte dot.

Valentina: Lekët nuk ia kthej dot dhe vëllai do të më marrë shtëpinë. Dhe e ka marrë, se çelësin e ka ai…

Ardit Gjebrea: Për çfarë e do shtëpinë vëllai? Për çfarë e doni shtëpinë ju?

Arqilea: Të më kthejë detyrimet që më ka zoti Ardit, detyrimet që më ka, nuk kërkoj gjë…

Eni Çobani: Zoti Arqile, gjithë kohës ju ka parë me kokën poshtë, dhe gati pak indiferent për sa ne flasim këtu. Nuk më vjen mirë në fakt se ju doja pak më aktiv, sepse ju kemi thirrur këtu për një problem shumë të madh. Sepse kjo shtëpi është e vetmja pasuri që zonja ka për momentin. Duke i marrë edhe juve çelësin e lini pa asgjë.

Arqilea – Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Nuk do paratë e operacionit, do paratë e shtëpisë.

Arqilea: Për operacionin nuk i dua lekët.

Eni Çobani – E ule pak detyrimin se unë e dija që doje dhe ato të operacioneve …

Arqilea – Të më bëjë një proces, të më firmosë me ty zonja Eni, që i detyrohem kaq lekë.

Eni Çobani – Po ti nuk na ke thënë sa lekë të detyrohet …

Arqilea – Ta thotë ajo. E di ajo sa i kam dhënë. Unë nuk e publikoj se …

Eni Çobani – Z. Arqile, ju drejtohem edhe një herë, si motër tani kundrejt një vëllai, i cili të kuptojë …

Arqilea – Nuk bën vaki që ai çelës të jepet. Më vjen keq, por nuk bën vaki.

Eni Çobani – Pra është e vetmja gjë, të cilën ju keni besim se duke mbajtur çelësin …

Arqilea – Po.

Eni Çobani – Po zonja mund të bëjë edhe një çelës tjetër se s’është problem kjo.

Arqilea – Po mirë, le ta bëjë. Do bëj dhe unë tjetër.

Ardit Gjebrea – Po ku do rrijë zonja, jashtë?

Arqilea – Të rrijë, As që më intereson fare. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.

Valentina – Nuk i solla unë vëlla, më detyruan vëlla …

Ardit Gjebrea – Po ç’faj ka ajo?

Arqilea – Ndihmoje ti… M’i jepni ju Ardit!

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

Arqilea: Mi jepni juve ju lutem.

Ardit Gjebrea – Po ta kisha motër do ta kisha ndihmuar.

Arqilea: Po ta kishe motër, e di…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here