“I afërt me Tahirin”, në 2014 u kap me 1 ton drogë, kush është i arrestuari për vrasjen e biznesmenit Begalla

Aktualitet

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i sotëm i dy autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. News 24 raporton se bashkëpunëtori për vrasjen e 64-vjeçarit, Ardian Serezi ishte kapur në shkurt të vitit 2014 me 1 ton drogë.

Serezi ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit, ndërsa emri i tij është lakuar shpesh herë nga PD, me pretendimet e ai kishte lidhje me Tahirin. Në Gjirokastër u ndalua një kamion që ishte mbushur me pleh, ndërsa brenda kishte 1 ton drogë që vinte nga Lazarati. Siç u tha në atë kohë, droga kishte si destinacion Italinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

AKUZA E PD NE 2014: SEREZI PUNON NË POLICI, I AFËRT ME TAHIRIN

Partia Demokratike u shpreh para 4 vitesh se i arrestuari me 1 ton drogë ishte punonjës në Policinë e Shtetit dhe i afërt me Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm.

“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Rilindja, me precedentë penalë dhe njeri i afërt i ministrit të Brendshëm.

Ai njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i ministrit të Brendshëm”, shprehej në akuzat e saj PD tre katër vite më parë. Madje në atë kohë PD i kërkoi Tahirit të tregojë marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin.

ME TE LEXUARAT