Vrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg Mario Meshinin

Mario Meshini është lënë në burg nga Gjykata e Apelit pas dyshimeve se nxorri në pritë Devi Kasmin, i cili u vra pranë shtëpisë së tij.

Ngjarja ndodhi më 29 Janar në rrugën “Petro Cani” në Tiranë.

Kliko per me shume info

Avokati i Meshinit apeloi vendimin e Shkallës së Parë për të lënë të lirë klientin e tij, me argumentin se nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi viktimën e kishte mik prej disa kohësh. Por, Apeli nuk pranoi këtë kërkesë dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Meshinin.

LEXO EDHE:  Rikthehet si funksionar shteti, ja posti i ri i Haki Çakos

Mario Meshini rezulton ti ketë dërguar mesazh Devi Kasmit për tu takuar poshtë pallatit ku ai banonte, por në momentin që ka zbritur është qëlluar me armë nga vrasësit me motor.

Meshini ka qenë në vendngjarje dhe ka parë cdo gjë, madje mësohet se ka pasur edhe komunikim me autorët, të cilët i kanë drejtuar pistoletën dhe më pas u ka thënë se “nuk ka lidhje me Kasmin”, për të shpëtuar.

LEXO EDHE:  Autobuzi përplaset me karrotrecin, 6 të plagosur në Rrëshen

Më pas, Mario Meshini shkoi në banesën e tij dhe jo në komisariat, duke argumentuar se ishte i tronditur nga vrasja dhe se ekzekutori i vendosi pistoletën në kokë duke e kërcënuar. Mirëpo kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur Prokurorinë, e cila ka dyshime se Mario Meshini ka nxjerrë pikërisht në pritë Dëfrim Kasmin për t’u ekzekutuar.

LEXO EDHE:  Pyetja që e bën Tahirin të dridhet: A do të arrestohesh?

Në fillim të shkurtit, Policia e Tiranës arrestoi ish-policin grek Efthimios Efthimiu, si vrasësi me pagesë i Kasmit, si dhe tre bashkëpunëtorë të tij Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallarin.

Ndërsa Aurel Hoxhallari është në kërkim si organizatori dhe porositësi i atentatit.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here