Anulohet vizita e kryeministrit serb Vucic në Durrës

Aktualitet

rama-vucicNje lajm me interes per qytetaret e Durresit: Nuk do te kete kufizime dhe bllokim te trafikut rrugor ne kete qytet. Policia e qytetit bregdetar  konfirmon anulimin e vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në këtë qytet.

Dy Kryeministrat Rama dhe Vuçiç kishin planifikuar të darkonin në qytetin bregdetar, por kjo levizje eshte anuluar dhe Vucic do te darkoje ne Tirane.

Por burime policore zyrtare kanë deklaruar se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Durresit bën me dije se nuk do të bllokim të qarkullimit të lëvisjes së mjeteve, sikundër dhe ishte lajmëruar një ditë parë.

Në një njoftim të lëshuar për mediat mbrëmjen e djeshme, policia e Durrësit paralajmëroi bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 19:00 – 22:30 në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe Autostradën Maminas - Ura Dajlanit”.

Gjithashtu ,nuk do të lejohej pushimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit-Plepa” si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.

Ky plan tashme eshte anuluar pasi Vucic do te qendroje ne Tirane mbremjen e sotme me qellim qe diten e neserme te marre pjese ne aktivitetet e parashikuara ne axhenden e tij.

 

ME TE LEXUARAT