Anija luftarake amerikane “USS Ross” zbarkon në portin e Vlorës

USS Ross është anija luftarake amerikane, e cila për tre ditë do të qëndrojë në gjirin e Vlorës. 350 persona në këtë ekuipazh, kanë qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më e fundit ishte ajo e konfliktit në Siri.

Ambasadori amerikan, Donald Lu e ka prezantuar nga afër këtë anije me përfaqësues të lartë të Ushtrisë Shqiptare dhe personaliteteve në Vlorë. Ai tha se të gjithë duhet të kuptojnë rëndësinë që ka ushtria në funksionet demokratike të çdo shoqërie.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri nis kërcënimet: Nuk do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë të bëj drejtësi
Kliko per me shume info

“Një nga misionet tona është të ndihmojmë të rinjtë shqiptarë të respektojnë profesionin e ushtarakut. Të gjithë, pavarësisht moshës duhet të kuptojmë rolin e ushtrisë në mbrojtjen e shoqërisë së lirë në mbarë botën”.

USS Ross pas Shqipërisë do t’i drejtohet Spanjës e më pas do të ankorohet në SHBA./tvklan

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here