Angli, i preu fytin të fejuarës nga xhelozia, dënohet me burg emigranti shqiptar

Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër dënoi një emigrant shqiptar pasi i preu me thikë fytin duke i shkaktuar vdekjen të fejuarës. Shqiptari Arben Rexha është dënuar me 10 vite burg. Emigranti Rexha më 31 janar 2016 vrau të fejuarën.

Rexha goditi me thikë për vdekje Elidona Demiraj e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar të fejuarit Rexha.

Kliko per me shume info

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërsa fqinjët dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë. Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here