Analisti nga SHBA: Donald Lu, shefi i peshkimit duhet të jetë i ndërgjegjshëm

Analisti Gavrosh Levonja komenton nga SHBA deklaratën e bujshme të ambasadorit Amerikan Donald Lu për peshqit e mëdhenj, në kushtet kur janari shkoi dhe në “rrjetë” ranë vetëm “cirona”.

Sipas Levonjës Lu duhet të jetë i ndërgjegjshëm se gjërat nuk bëhen me aksione e fushata aq kohë sa ende nuk ka prokurorë e gjykatës të filtruar nga Vettingu.

Kliko per me shume info

KOMENTI I PLOTË I GAVROSH LEVONJËS:

Shefi i peshkimit, Donald Lu i pakenaqur me rezultatet zhgenjyese te “peshkatareve”, i zemeruar u kerkoi politikaneve, prokuroreve e policeve te levizin pasi deri tani kur tashme dhe janari kaloi jo peshq te medhenj, po as edhe ndonje i vogel nuk ka rene ne rrjete. Por zoti Lu duhet te jete i ndergjegjshem se gjerat nuk behen as me aksione e as me fushata. Ndoshta, jam i gabuar po nga informacionet e publikuara kam pershtypjen se ende nuk kemi prokurore e gjykates te filtruar nga vetting-u. Nga ana tjeter, kur flitet per drejtesi te pavarur, presionet, nxitjet etj ngado qe te vijne jane te papranueshme. Gjithashtu duke i u drejtuar pervec prokuroreve e policeve por edhe politikaneve, zoti ambasador te le te kuptosh se pranon faktin qe ende politika ka ndikim mbi gjyqesorin; me nje fjale pritet qe kupola e pushtetit politik, ne zbatim te keshillave te zotit Lu e ndonje tjetri, t’i jape urdher prokurorise te filloje te hedhe hapat per te futur ne rrjete ndonje “peshk” sa per te thene qe objektivat u realizuan, drejtesia po vepron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here