Ambasadori Lu studentëve: Gatuaja embëlsira që në mëngjes

Aktualitet

Gjatë një eventi të organizuar sot në Tiranë me studentë të arsimit profesional Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, duke vlerësuar këtë metodë arsimi ka treguar një eksperiencë të tijën përsonale. “Kur isha në shkollë, çohesha çdo mëngjes në orën 5. Mësoja si të bëja buke, biskota, tortë, dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme pasi dyqani i bukës mbante erën e mrekullueshme të ëmbëlsirave. Jam i bindur se ju keni ndjekur kurse gatim nga ekspertë, të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike”, rrëfeu ambasadori Lu.

Keteprononcim ai e beri gjatë eventit të organizuar sot në kryeqytet, me temë “People first” – programi i ceremonisë së certifikimit të studentëve të hoteleri-turizmit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori amerikan në vendin tonë ftoi të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional dhe të përshtaten me tregun e punës.

ME TE LEXUARAT