Debat në Kuvend për financierin e Habilajve, Alibeaj, ministres së Ramës: Në burgun 313 ka një qeli bosh pë ty

Ministrja e Drejtësisë është thirrur në interpelancë nga opozita për ekstradimin e Nezar Seitit. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Ministrja e Drejtësisë ka ekstraduar Nezar Seitin, pjesëtarin e bandës kriminale Habilaj kur ligji e ndalonte për personat që janë në hetim.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se:

Kliko per me shume info

“Ministrja e Drejtësisë duhet të bënte verifikime para se të vendoste ekstradimin e Nezar Seitit. Ekstradoi Nezar Seitin me ngut, duke mos respektuar ligjin. Financieri i bandës së Habilajve ishte e vetmja gojë që do të fliste.

Në historinë mes hajdutëve dhe kriminelëve ju ku e fusni veten?! Pranoni përgjegjësinë. Në burgun 313 ka një qeli e lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk ju mban të gjithëve

Etilda Gjonaj tha se nuk eshte thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Ajo theksoi se ka zbatuar ligjin por shtoi se opozita e ka thirrur ne kete interpelance per shkak te kerkimit te nje kauze pasi nuk e ka nje te tille.

Gjonaj tha se deshperimi i opozites vjen nga konflikti qe ajo ka me reformen ne drejtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here