Alarmohet Europa, Rusia zhvendos raketat Iskander në Kalingrad

Rusia ka transportuar disa raketa balistike Iskander, të afta për të mbajtur ngarkesë bërthamore, në ekslavën e saj të Kaliningradit në Detin Balltik.

Lajmin e ka dhënë agjensia e lajmeve RIA duke cituar një zyrtar të lartë të kremlinit.

Kliko per me shume info

Edhe më herët Rusia ka pranuar të ketë disa raketa Iskander në Kalingrad, por ka thënë se janë përkohësisht si një përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara për prezencën e tyre të shtuar në rajonin Baltik.

Ekspertët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të krijojë një forcë ushtarake të përhershme në Kalingrad, çka është pohuar edhe nga ministri lituanez i Mbrojtjes.

“Ky nuk është një kërcënim vetëm për Lituaninë, por për gjysmën e shteteve europiane”, u shpreh ai.

Kreu i komitetit rus të mbrojtjes, Vladimir Shamanov tha se Rusia ka dërguar raketa Iskander në Kalingrad por nuk specifikoi se sa janë dërguar dhe sa kohë do qëndrojnë aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.