Alarmante, çahet argjinatura në Elbasan, përroi vërshon në banesa

Shirat e fundit që kanë përfshirë vendin ditën e sotme kanë rikthyer sërish përmbytjet. Alarmante paraqitet situata në Elbasan, ku përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe si pasojë janë përmbytur toka bujqësore dhe banesa.

Mësohet se përroi i Treganit ka dalë nga shtrati dhe janë  përmbytur 30 ha tokë  në Jagodinë.  Po ashtu, prurjet e shumta kanë bërë që të çahet një pjesë e argjinaturës të lumit të Zeranikës dhe si pasojë një banesë është përmbytur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.