Akuzat për korrupsion, lihen në burg tre ish-zyrtarët e ARRSH-së, prokuroria nxjerr prova të reja

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Autoritet Rrugor, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Sipas Prokurorisë, këta persona në bashkëpunim më njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, të cilët po hetohen, dyshohet të jenë pjesë e skeme korruptive, e cila i ka sjellë buxhetit të shtetit të paktën 54 milionë dollarë dëme.

Kliko per me shume info

Vendimi është kundërshtuar nga avokatët e të akuzuarve, pasi sipas tyre Prokuroria nuk ka kryer veprimet e duhura. Sipas tyre nga kallëzimi tek ngritja e akuzës ka kaluar në kohë fare të shkurtër. Ata u shprehën se do ta apelojnë këtë vendim.

Hetuesit duket se kanë gjetur prova te reja pasi kane sekuestruar nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Transporteve të gjitha praktikat e ndjekura për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të parë nëse përputhen punimet që janë kryer, me paratë që kanë dalë nga buxheti.

Prokuroria i ka shtrirë hetimet edhe në Ministrinë e Transporteve dhe priten arrestime të ish–zyrtarëve të tjerë. Akuza ka në tavolinë dy kallëzime të bëra për këtë segment, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë./klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.