Aksioni për linjat e ujit, Veliaj: Kanë nisur arrestimet e para, s`do ketë tolerime

Deri më 28 shkurt, qytetarët do të kenë mundësi që të lidhin pa asnjë penalizim kontratat e reja me UKT, duke formalizuar lidhjet e tyre.

Tek Akademia e Policisë së Shtetit, ku nisi zbatimi i marrëveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se nuk do të tolerohet askush që vjedh ujin e pijshëm të qytetarëve.

Kliko per me shume info

“Dua t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, por sidomos atyre që janë biznesmenë dhe që përdorin ujin e pijshëm për të fituar para. Paguajeni sepse nuk do të tolerohet më. Kanë filluar arrestimet e para të atyre sipërmarrësve që vetë bëhen milionerë kur e lënë Tiranën pa ujë.

Deri në datën 28 shkurt, çdo qytetar ftohet të shkojë dhe të lidhë kontratën me UKT, jo vetëm në Tiranë, por në 61 bashkikë e Shqipërisë. Kam parë skema të dërguara nga Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake të vjedhjeve spektakolare të ujit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se deri më 28 shkurt do të vijojë fushata sensibilizuese për konsumatorët familjarë që të paraqiten pranë pikave të hapura të Ujësjellës Kanalizimeve për të formalizuar lidhjet e tyre.

Veliaj theksoi se ky aksion i ndërmarrë në rang kombëtar për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm ka mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve dhe se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i shkuar deri në fund ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të ujit.

“Mbi 90% e njerëzve në Shqipëri e do shtetin, e do vendin, e do Shqipërinë, e do Tiranën, dhe i paguan detyrimet. E kupton që vjedhja është diçka jo etike, jo e ligjshme, jo e ndershme. Për sa kohë që shumica e qytetarëve e do rendin, rregullin, shtetin, ligjin, e do uniformën sepse te uniforma shikon garancinë e mbrojtjes së familjes së vet, unë them të bëhemi me shumicën.

Në çdo vend ekziston një pakicë histerike, që për çdo vepër të zbatimit të ligjit fillon e ulëret. Por shtetet serioze dinë të bëjnë diferencën midis një minorance që bën zhurmë dhe një shumice që është e heshtur, por e ndershme dhe do që gjërat t’i shkojnë mbarë”, nënvizoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.