Aksioni për ujin, policia procedon dy persona për lidhje të paligjshme në Tiranë

Kliko per me shume info

Dy persona jane proceduar penalisht ne kuader te aksionit per luften ndaj informalitetit ne sektorin e furnizimit me uje.

Burimet zyrtare thane se me datë 10.02.2018, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë nr 1 dhe nr 6 filluan procedimin penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve me iniciale D.K., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Q.Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Policia theksoi se gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tyre nga Punonjësit e U.K Tiranë, u konstatua se kanë bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.