Aksion antidrogë në Lezhë, 4 të arrestuar për 131 kg kanabis

Aktualitet

Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 4 persona. Arrestimet janë bërë në Kallmet të Lezhës.

Persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën me një sasi prej 131 kilogramë kanabis sativa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia thotë se operacioni u zhvillua në rrugën Bukmir-Kallmet, ku në pranga u vunë personat e mëposhtëm me inicialet: Xh.G, A. G, N.G. dhe P.G, 30 vjeç përkatësisht 35 vjeç, 55 vjeç  e 26 vjeç, banues në Lalm i Ri dhe Ishull Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 kg kanabis sativa,  30 fishek model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Policia thotë se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT