Aksidentohet psikologia e emisionit televiziv, përplaset me makinë nga një 18-vjeçare

Psikologja e emisionit “Me zemër të hapur” në “Neës24”, Anxhela Peza, është aksidentuar pasditen e sotme në afërsi të zonës ku banon. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” pranë postës numër 8 në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” duket momenti kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar.

Kliko per me shume info

Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë.

Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeccarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër.

Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.