Aksidentohet këmbësori në Tiranë, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur të hënën në kryeqytet rreth orës 10:00 në rrugën kryesore pranë Universitetit të Sporteve. Mësohet se një burrë rreth 58-vjeç, i cili po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet Golf 5 me targa të huaja.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar, deri në përfundimin e ekspertizës në vendngjarje dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës sqaroi se, “Me datë 19.02.2018, rreth orës 10:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, mjeti tip Volksvagen me drejtues shtetasin A.P., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor shtetasin G.M., 58 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.“

ME TE LEXUARAT