Aksidenti, Velipoja s`ka parë kurrë si kjo tragjedi, i jepet lamtumira babait me dy fëmijët

Aktualitet

Nis ceremonia mortore ne familjen Preka ne Velipoje.

Banore dhe te aferm i japin lamtumiren e fundit viktimave te aksidentit tragjik te ndodhur mbremjen e se dieles ne aksin Shkoder-Velipoje ku mbeten te vdekur babai dhe 2 femijet 9 muajsh dhe 5 vjece.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5 vjeçare dhe foshnjën nëntë muajshe. Vajza tjetër tij, është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.

Shkak i aksidentit ishte përplasja e fortë e dy makinave. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Tip Alfa Romeo humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë Ndrek Gjergji ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Edhe gruaja e viktimës, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun dhe pasagjeri në makinën e Gjergjit.

Aksidenti ndodhi pasditen e dielës në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë. Fuoristrada dhe Alfa Romeo u përplasën ballazi.

Deshmitaret kane thene se nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt. Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave. Por priten ende të dhëna shkencore për një version të saktë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT