Shkaktoi aksidentin me dy viktima, e reja: Nuk e di ç'ka ndodhur!

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në ‘Malin e Robit’, në Kavajë.

Report Tv mëson dëshminë e parë të drejtueses së mjetit, Ilda Parroj, 30-vjeçarja nga Durrësi, e cila përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen, Xhemil e Edlira Piskun, si dhe plagosi rëndë nipi 8-vjeçar. Ajo është shoqëruar në polici, ndërsa ka dëshmuar se nuk e di çfarë ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

30-vjeçarja është shokuar nga ngjarja tragjike dhe ndodhet në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. “Nuk e di çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo në polici, ndërsa për akuzën e vrasjes rrezikon dënimin me 3 deri në 9 vite burg.

 

ME TE LEXUARAT