Tragjike, tri vajza humbin jetën në një aksident të tmerrshëm

Kosovë&Rajon

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë.

Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 23:00, në magjistralen Istog – Pejë, përkatësisht në fshatin Baicë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy makina.

Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa kanë marrë lëndime trupore edhe personat e tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira në aksident.

Dy vajza janë dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Trupat e pajetë me urdhër të prokurorit u janë liruar familjarëve.

 

ME TE LEXUARAT