Përfshihen në aksident disa makina, të vdekur e të plagosur

Së paku një person ka humbur jetën ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në M5 të Somerset, të Britanisë së Madhe.

Sipas BBC, në aksident u përfshinë disa automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit dhe për pasojë e gjithë autostrada u bllokua. Autoritetet devijuan lëvizjen e automjeteve, ndërsa vendngjarja pritet që të mbetet e mbyllur.

Kliko per me shume info

Ekipet e shpëtimit nga Devon dhe Somerset arritën të nxirrnin nga automjetet të paktën 3 persona të bllokuar në to. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here