Aksident pranë tunelit të Elbasanit, kamioni përplaset me një makinë, rëndohet trafiku

Aktualitet

Një aksident në aksin Tiranë-Elbasan raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘Kafja e Xhafës”, në afërsi të tunelit, ku janë përplasur dy makina.

Sakaq, një nga automjetet që është përplasur ishte kamion, të cilit i ka dalë vaji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë e askidentit është rënduar trafiku në këtë aks rrugor drejt Elbasanit.

Policia në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve.

ME TE LEXUARAT