Aksident me të plagosur në Vlorë, makina me tre persona del nga rruga

Aktualitet

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën "Murat Tërbaçi"ku mjeti tip Benz me targa AA 851 SK në të cilin udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikun për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prania e lartë e ujit në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti, çka ka bërë që makina të dalë nga rrugë dhe të përplaset në anën tjetër të rrugës.

ME TE LEXUARAT