Makina godet kalimtarët në Durrës, dy të vdekur e një i plagosur

Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit pranë zonës së njohur si Mali i Robit, ku dy persona kanë humbur jetën e dy të tjerë janë plagosur.

Nga raportimet paraprake dyshohet se një makinë ka goditur disa këmbësorë në anë të rrugës. Një fëmijë i plagosur është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjete të emergjencave.

Deri më tani nuk dihen as identitetet e viktimave.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT