Aksident i rëndë në Maliq, burri në luftë me vdekjen

Një aksident me një person të plagosur rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq.

Më datë 01.02.2018, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Zerec-Maliq, shtetasi S.K, rreth 45 vjeç, banues në Libonik, duke drejtuar një mjet tip traktor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, njofton policia.

Kliko per me shume info

Shtetasi S.K, u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.