‘BMW’ përplaset me një trailer në aksin Burrel – Milot, plagoset 18-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Burrel – Milot, pranë liqenit të Shkopetit ku një BMW është përplasur me një trailer.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një 18-vjeçare, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor “Burrel-Skuraj”, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S., dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin XH.LL.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S., rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.