Agjencia shtetërore serbe e lajmeve e njeh Kosovën si shtet

Vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviç në Kosovë është komentuar gjatë në mediat serbe.

Edhe për takimin e djeshëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, por edhe sot për takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, mediat serbe e kanë njoftuar opinionin atje me lajme në kohë reale për vizitën e Markoviçit.

Kliko per me shume info

Ajo që bie në sy nga raportimi i Tanjugut, agjencisë shtetërore serbe të lajmeve, është raportimi për takimin e Markoviçit me presidentin Thaçi. Zakonisht, Tanjug furnizon me lajme të gjitha mediat serbe si në Serbi ashtu edhe në rajon.

Për herë të parë Tanjugu i është referuar presidentit Thaçi si presidenti i Republikës së Kosovës, pasi që dihet se kjo agjenci përcjellë politikën shtetërore serbe dhe Kosovës në shumicën e rasteve i referohet si “Kosova dhe Metohija”.

“Dushko Markoviç me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi”, është mbishkrimi në fotografinë e postuar në Tanjug, gjë që nuk ka ndodhur edhe me fotografinë e Markoviçit me Kadri Veselin.

Sido që të jetë, ky është një hap pozitiv i Tanjugut në raport me “njohjen” e Kosovës si shtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here