Emri i dytë i biznesmenit të vrarë në Tiranë, pistat që po heton policia nga borxhi te emigracioni

Kryeqyteti është tronditur nga një atentat me armë zjarri, ku viktimë ka mbetur një 64-vjeçar i identifikuar me emrin Memli Begalla por qe me heret kishte pasur edhe emrin Afrim. Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth vrasjes së shtetasit Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës, i cili u gjet i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.

Viktima, që më parë kishte emrin Afrim Begalla, pronar i një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë. Po ashtu ai kishte edhe një biznes në qendër të Tiranës. Policia ka dyshime që atentatorët të kenë qëlluar me silenciator, ndërsa thuhet se Begalla ka qenë në Zvicër, ndërsa dyshohet se vrasja lidhet me konflikte të së shkuarës. Nga hetimet e deritanishme, pista ku po heton policia është ajo e një borxhi të pakthyer.

Kliko per me shume info

Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me silenciator në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok. ‘BalkanWeb’ mëson se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, ndërsa e kanë goditur në kokë. Deri më tani janë shoqëruar tre persona.

Njoftimi i policise:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.