"Arrest me burg” për hakerin Aldo Ymeraj që kërkohej nga FBI

Aktualitet

"Arrest me burg" është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Fierit për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili u arrestua për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ymeraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI si pjesë e një rrjeti global të akuzuar për krime kibernetike për vjedhjen e 530 milionë Dollarëve. Aldo Ymeraj pritet që të ekstradohet drejt SHBA-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

25-vjeçari është në mesin e 36 personave të akuzuar që klononin kartat e krediteve përmes vjedhjeve të të dhënave personale.

Grupi “Infraud” përbëhet nga 11 mijë anëtarë në të gjithë botën, dhe sipas hetuesve amerikanë, ka grabitur 4.3 milionë llogari bankare.

ME TE LEXUARAT