Abuzimi me pronat në Ishëm, burg për 2 ish-zyrtarët, ja emrat

Kliko per me shume info

Është marrë vendimi i Gjykatës për 4 ish-zyrtarët e komunës Ishëm në Durrës të cilët janë arrestuar nga Policia e këtij qarku për korrupsion dhe abuzim me pronat në bregdet.

I pari i listës është Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i komunës dhe më pas, vartës të tij.

Kliko per me shume info

Është dhënë masa “arrest me burg” për:

Enver Shima, (me detyrë ish­ përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish­-Komunën Ishëm)

Sulejman Ibrahimi (ish­-Kryetar i Komunës Ishëm)

Masa “detyrim paraqitje” për:

Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ishKomunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm)

Shpresa Merdita, (me detyrë ish­-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish­ Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës)

Drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe dhe Hekuran Bregu, Shef Sektori i Krimit Ekonomik deklaruan detaje për operacionin që është në vazhdim. Sipas tyre, ka dhe persona të tjerë të implikuar dhe se për shkak të sekretit hetimor, në këto momente nuk mund të jepen detaje më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.