A ju duket kjo godinë si qendër shëndetësore? Kjo ndodh vetëm në Shqipëri!

Qendra shëndetësore e Labinotit Mal, e cila u shërben rreth 350 pacientëve çdo muaj, ndodhet në gjendje të mjeruar. Në këtë qendër shëndetësore nuk është vënë dorë prej 20 vitesh dhe ndërtesa është shkatërruar; është përfshirë nga lagështira dhe nuk plotëson as kushtet minimale për të ofruar shërbim shëndetësor.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka qenë në Labinot Mal për t’u komunikuar banorëve dhe personelit shëndetësor se kjo qendër shëndetësore do të rikonstruktohet totalisht brenda vitit.

Kliko per me shume info

“Kjo është një qendër shëndetësore që ofron shërbim për rreth 300-350 pacientë në muaj, pra përafërsisht në vit këtu marrin shërbim 4000-4500 persona. Hera e fundit kur është vënë dorë në këtë qendër shëndetësore është para 20 vitesh.

Kjo qendër shëndetësore do të përfshihet në projektin e rikonstruksionit të 100 qendrave shëndetësore këtë vit, pjesë e projektit të madh të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen në 4 vitet e ardhshme”, tha Balla.

Sipas mjekut Rexhep Kaçuli, ndërhyrjet e pjesshme që i janë bërë godinës nuk kanë mundur të zgjidhin problemin, ndaj dhe rikonstruksioni total paraqitet emergjent:

“Kemi bërë një riparim të pjesshëm, por gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon një ndërhyrje totale. Po ashtu kemi probleme me ambulancat, si në fshatin Gur i Zi, ndërsa në fshatrat e tjerë nevojiten vetëm lidhjet e ujit dhe të energjisë elektrike”.

Edhe pse është një nga zonat më të thella të Elbasanit, mjeku thotë se në këtë qendër shëndetësore nuk kanë munguar medikamentet, madje janë krijuar edhe rezerva në rastet kur zona bllokohet nga dëbora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.