85­-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

Kliko per me shume info

Kjo zonjë që shikoni në foto është gjyshe Ismetja nga Shqipëria. Ajo ka marrë shtetësinë italiane në moshën 85-­vjeçare dhe është shumë e lumtur për këtë fakt.

Gjyshja kujton se kur ishte e vogël, në Shqipëri, ka parë se si nazistët i vranë të atin, sepse ai strehonte ushtarët italianë, të cilët mundoheshin të shpëtonin kokën në atë periudhë. Nga ai moment e në vijim, Ismetja kishte vetëm një ëndërr të madhe: të bëhej italiane.

Kliko per me shume info

Dhe siç duket, gjithçka u bë realitet. Ka qenë vetë nënkryetari i komunës së Saluzzo­s, Andrea Momberto, ai që i ka dhënë pasaportën të moshuarës, shkruan infoelbasani.

Ismetja jeton prej 14 vitesh në Itali, ndërsa Andrea shkruan për këtë rast: Sot pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.