530 milion dollarë vjedhje, hakeri shqiptar e nisi duke thyer fjalëkalime në rrjetet sociale

Aktualitet

Një shqiptar i cili ishte bërë tmerri krimeve kibernetike në SHBA, ka përfunduar në pranga.

Ai u arrestua në Tiranë, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, për shkak se shiste të dhënat e kartave të kreditit duke u shkaktuar 530 milion dollarë humbje konsumatorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

25-vjeçari Aldo Ymeraj jetonte me nënën e tij në Fier. Ai kishte studiuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet.

Banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, Aldo Ymerajn thuajse nuk e njohin.

Përkundër kësaj, emri i 25-vjeçarit fierak ndodhet në mes 36 personave nga vende të ndryshme të botës të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike. Ndaj ata pak fqinj, jashtë kamerave thonë ishte djalë i urtë.

Në jetën virtuale Aldo Ymeraj quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej afro 11 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet, të dhënat e tij nuk ekzistojnë. Ai nuk ka “Facebook” dhe as llogari tjetër me këtë emër.

E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë, përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina.

Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në “Facebook” për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Nga policia e Fierit tregojnë se 25-vjeçari u arrestua në kryeqytet. Ai jetonte kohët e fundit mes Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

ME TE LEXUARAT