400 raste çdo ditë, gripi pushton pediatrinë në Elbasan

Rreth 400 raste paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin pediatrik të Elbasanit, ndërsa shtrimet në spital janë tej kapaciteteve.

Virusi i gripit që ka përfshirë të gjithë vendin ka prekur më së shumti fëmijët dhe moshën e tretë. Mjekët këshillojnë kujdës me temperaturën e lartë që shkakton gripi dhe sidomos me komplikacionet në frymëmarrje.

Kliko per me shume info

“Këto janë viruse të rrezikshme që duan shumë kujdes, që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes sidomos tek fëmijët e vegjël”, thotë mjeku Edmond Laho.

Aktualisht në vendin tonë po qarkullon gripi i tipit AH1N1 dhe B ndërsa sipas specialistëve është shënuar kulmi i epidemisë. Për të evituar mbingarkesësn në pediatri, mjekët i bëjnë thirrje edhe një herë prindërve të mos neglizhojnë mjekun e familjes.

“Te mjeku i familjes të paraqiten për çdo rast. Të paraqitet dhe nëse është në kontroll gjatë tre ditëve të para te mjeku i familjes, kërkohet konsultë pediatrike”, vijon Laho.

23 mijë ka shkuar numri i personave të prekur çdo javë nga gripi ndërkohë që mjekët edhe një herë u bëjnë apel prindërve të evitojnë vendet e mbipopulluara dhe të mos përdorin antibiotikë pa këshillën e mjekut. /TCh/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.