4 trajtime natyrale për skalpin e thatë e me kore

Nuk ka gjë më të sikletshme teksa sheh që mbi supe, zbokthi i flokëve e lëkura e thatë e flokëve bën kontrast me xhaketën tuaj të zezë.

Kjo gjë nuk lidhet aspak me higjienën tuaj vetjake, por që askush nuk do të donte të bënte një figurë të tillë ! Në mënyrë që të parandaloni të tilla situata duhet të kujdeseni që lëkura e kokës të jetë e hidratuar jo e thatë e të mos prodhojë zbokth.

Kliko per me shume info

1. Vaji i pemës së çajit
Livestrong.com rekomandon shtimin e 10 pikave vaj peme çaji në çdo 230 ml shampoo.

2. Vaj ulliri

Duhet të keni kujdes me përdorimin e vajit të ullirit nëse keni flokë të yndyrshëm sepse do të shtojë prodhimin e yndyrës. Aplikojeni vajin e ullirit direkt në skalpin e kokës dhe lëreni për 1 orë. Më pas lajini normalisht flokët.

3. Limonët

Për fat të keq, lëngu i limoni nuk do ta zgjidhë problemin në mënyrë të përhershme, por mund të jetë një zgjidhje e mirë afatshkurtër. Ajo që duhet të bëni është të lyeni rrënjët e flokëve me lëng limoni t’i lini për pak minuta e më pas t’i lani

4. Birra

Larja e flokëve me birrë ju ndihmon gjithashtu me këtë problem! Flokët duhet t’i lagni në të gjithë gjatësinë e flokut e më pas t’i mbështillni me një kapuç dushi. Lëreni birrën të veprojë për disa minuta e më pas lajini normalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.