37 vjet nga tragjedia e Fekenit, mes viktimave vëllai i Myslym Pashës

Sot mbushet 37 vite nga tragjedia e Fekenit ku humbën jetën 11 ushtarakë të FA.

Mes viktimave ishte edhe vëllai i kolonelit Myslym Pashaj, Bilbil Pashaj. Koloneli shkruan disa vargje vërtet prekëse që bartin përjetimin e 6 shkurtit të kobshëm të vitit 1981.

Kliko per me shume info

“Martirët e Malit me Gropa, Miçek, Feken …bëjnë apel…janë sërish në ngjitje dhe zemër epike dhe simbol. Midis tyre janë: im vëlla Bilbil Pashaj dhe shoku im i bangës, oficeri hartograf Çlirim Pulaj. Ishte 6 shkurt 1981. Ishte dhënë detyra, udha mbi malin e bardhë, objektivët dhe shenjat orientuese, dredhimet dhe emrat e pishave apo aheve, kthesat e kolonave dhe synimi për të dalë në majë të Fekenit. Më tej ish mali i thellomave mitike, mali Me Gropa. Ata marrshonin në kërkim të udhës së ngjitjes. Fushimi dimëror kish marrë jetë”, rrëfen Pashaj.

LEXO EDHE:  Zbulohet plani famëkeq i Veliajt, 33 pallate do të betonizojnë fushën tek “Ali Demi”

VARGJET:

O BILBIL , O SKËNDERBEGAS !

Njëmijë thirrje të thërresin. Një milionë si gurë mademi.

O Bilbil, o Skënderbegas, këtij mali ç’do t’i themi.

Stralli i sertë të foli ëmbël, bora zbriti mbi qepallë.

Dhimbje e kokës dhe një ëndërr., zgjuan Dekon me ngadalë.

Pas një rreshti ti i fole. nënës tënde që të ndjek.

Ah , s’e di se si i dole, malit të borës mbi ortek.

LEXO EDHE:  DETAJE/ Si u kap vrasësi i Mario Majollarit, ja ç'kishte tentuar të bënte dhe si ra në grackë

Ti u shfaqe e prapë u zhduke, pas një lule kamomili.

Erë buke, vjaskë pushke. Me një ligjërim Bilbili.

Kur të dhëmbi ajo kokë, miza miza me përgjime

Sytë e ndritur borë e bokë, ndiqnin xhindet nëpër rime.

Kush po vinte në Feken, thonë, një tufëz me rigon.

Apo dafina që e prenë, &el diku edhe gjethon.

LEXO EDHE:  Belgjika kërcënon Shqipërinë: Ndaloni fluksin e azilkërkuesve

Mu tek Kroi i Bardhë fryn era, vjen tek pishat i gërrmuq.

Ti në odë shfaqesh tek dera, herë i bardhë e herë i kuq.

Pishë e motrave të malit, e nxjerr degën të pijë sisë

Fluturon i hipur kalit, kali i bardhë i dhëndërrisë.

Unë them, se ashtu i lumtur, në avalansh mbete i bukur

Atë që s’arritëm kurrë, ne të humburit e humbur…

Njëra pjesë të takon ty, tjetrën , unë me zor e mbaj.

Ashtu, sikundër një sy, do të qaj siç qan vëllaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here